“Conference League ishte një sukses i vërtetë, ishte finalja më e ndjekur dhe më interesante se Europa League”. Duke folur në Kongresin e 84-të të Aips-it në Romë, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, iu rikthye triumfit historik të Romës në Tiranë kundër Feyenoord falë golit nga Nicolò Zaniolo pas 32 minutash lojë. Më pas kreu i UEFA-s foli edhe për Super League-n, që kohët e fundit po përflitet për një rikthim.

“Mendoj se kemi folur shumë gjatë, për mua nuk është më një problem. Problemi kryesor është globalizimi, një klub në vendin tim, Slloveni, është tashmë më i vogël se një klub italian. Me FairPlay financiar dhe rregulloren e re ne po përpiqemi të kapërcejmë hendekun.” Përfundoi Ceferin.

