Juventusi jep lajmin e rëndësishëm mbi gjendjen e Chiesas

18 ndeshje gjithsej, 14 në kampionat dhe katër në Champions League. Këto janë numrat që Federico Chiesa nuk ka luajtur gjatë sezonit 2021/2022.Sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares italiane u dëmtua rëndë më 9 janar dhe nuk luajti gjithë fazën e dytë.

Qëllimi i tij tani është të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur dhe lajmet janë pozitive. Federico Chiesa është rikthyer të stërvitet pjesërisht me grupin. Këtë e ka bërë të ditur vetë Juventus në një njoftim për shtyp.

“Rikthim i pjesshëm dhe gradual në grup për Federico Chiesa”.Synimi i lojtarit është rikthimi në fushë për mesin e nëntorit, pra në mesin e Botërorit. Një objektiv gjithnjë e më i afërt pas kaq shumë muajsh në infermieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close