Caktohen datat e ndeshjeve për “Main Round” në Champions League në futsall

Gjatë ditës së sotme, UEFA, ka caktuar datat e ndeshjeve për grupet në “Main Round” të Champions League në futsall.

Në turneun që do të organizohet në Shkup prej 25 deri më 30 tetor në arenën “Jane Sandanski”, ndeshjen e parë Futsall Shkupi do ta luajë kundër kampionit të Luksemburgut, FC Differdange 03 me 26 tetor.

Një ditë më vonë bardheblutл do të takohen me kampionin e Sllovakisë, Futsal Klub Luçenec, ndërsa me 29 tetor Shkupi përballet me kampionin e Republikës Çeke, FK Krudim.

Kujtojmë që skuadra e cila do të pozicionohet në vendin e parë në grup, do të siguroj plasmani mes 16 ekipeve më të mira në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close