Bottas vazhdon me Mercedesin deri në vitin 2021

Valtteri Bottas do të mbetet te Mercedes edhe në vitin 2021. Kampionët e botës kanë zgjedhur të mbajnë në skuadër Bottas për vitin 2021, duke zgjatur bashkëpunimin e tij, edhe për një vit.

Finlandezi është bërë pjesë e rëndësishme e Mercedesit që pas përzgjedhjes për të zëvendësuar të pensionuarin Nico Rosberg, në vitin 2016.

“Jam shumë i lumtur që qëndroj me Mercedesin në vitin 2021”, ka deklaruar Bottas.

Në sezonin e ri që ka nisur së fundi, Bottas ka fituar çmimin e Madh të Austrisë, ndërsa në dy gara tjera ka përfunduar në podium.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close