Presidenti i Federatës së Mundjes në Maqedoninë e Veriut, Betim Vrenezi vjen me një gjest human në prag të festës së myslimanëve, Kurban Bajrami. Vrenezi së bashku me familjen e tij do të ju ndihmojnë familjeve në nevojë në këtë festë të madhe.

Presidenti shqitar i mundjes vendore këtë e ka njoftuar përmes profilit të tij në fejsbuk.
Postimi i plotë i Vrenezit:
Të nderuar,
Dua të ju njoftoj që familja Vrenezi dhe vëllau ynë që jeton e vepron në SHBA ,Berat Vrenezi ka vendosur të ndajë pako ushqimore për familjet në nevojë nga vendi ynë, në vigjile të festës së madhe të Kurban Bajramit.
Të njejtat do të ndahen gjatë ditës së nesërme, pa ndonjë list paraprake.
Për ate, dua të ju informoj gjithëve që njihni ndonjë familje në nevojë të më kontaktoni në inbox.
Me respekt.

