Benjamin Imeri në ditën e flamurit përballet me bjellorusin, Huliakevich

Boksieri i ri dhe shumë ambicioz Benjamin Imeri vazhdon me punën e madhe për sfidat e radhës në boksin profesionist. 20 vjeçari nga Gradeci i Gostivarit duelin e ardhshëm do ta ketë në ditën e flamurit në Tetovë. Halim Abazi me Boxclub Shkëndija No Limit më 28 nëntorë në Tetovë organizon edicionin e radhës të spektaklit të boksit “NIGHT OF THE CHAMPIONS” (Nata e Kampionëve), ndërsa në këtë event Imeri do ta zhvillojë ndeshjen e tij të 5 në boksin profesionist. Me efekt maksimal prej 4 fitoreve në 4 duele, Benjamin Imeri synon triumfin e radhës, ndërsa përballë do të ketë rival me shumë përvojë, bjellorusin Siarhei Huliakevich. Dueli Imeri-Huliakevich do të jetë një nga 12 përballjet e mbrëmjes së 28 nëntorit, ku turkja Elif Nur Turhan do të garojë për titullin kampione e botës në versionin WBC. 

Jam duke punuar me shumë përkushtim sepse dua të ngritem sa më lartë. Dua të vazhdoj me fitore, por e di se do të jetë tepër e vështirë për të marrë fitoren e 5 si profesionist. Mbështetje e madhe për mua është sponsori im gjeneral GLOBAL IMMOBILEN në krye me haxhi Muhamed Tairin dhe djemt e tij Ziajdinin dhe Elhamin. Vetëm falë përkrahjes së tyre i’a dolëm në Tetovë të sjellim një boksier të kalibrit të lartë”, thotë boksieri shqiptar Benjamin Imeri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close