Shpëtim Duro: Na ndëshkoi mungesa e Besart Krivanjevës

Struga Trim Lum humbi sot duelin nga Gostivari, duke u mundur me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të kampionatit vendor. Pas kësaj disfate, për kanalin e klubit kampion është prononcuar trajneri Shpëtim Duro.

“Filluam mirë ndeshjen, luajtëm mirë në 30minutat e para të takimit. Mendoj se në këtë periudhë duheshe të shfrytëzonim ato mundësi shënimi që i kishim. U ndëshkuam nga dy kundërsulme në pjesën e parë, edhe atë si rezultat i gabimeve në mbrojtje. Mungesa e Krivanjevës patjetër që u vërejtë. Ai është një lojtar i rëndësishëm në ekip dhe ishte shumë në formë, ashtu që na e prishi atë vendosje të përhershme. Në pjesën e dytë shënuan dhe u kthyem në lojë, mirëpo më vjen keq pasi në 30 minutat e mbetura të ndeshjes, thjeshtë nuk mund të flitej për futboll. Vetëm pauzë dhe lojë jo efektive, duke vonuar lojën. Megjithatë duhet të reagojmë dhe të shohim ndeshjet që kemi në vazhdim, edhe atë shumë shpejtë që të mërkurën që vjen.” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close