
Basketbollisti amerikan, Iman Shumpert është arrestuar për shkak të posedimit të një sasie të drogës, më saktësisht të llojit marihuanë në çantën e tij në aeroportin “Dallas/Fort Worth International Airport”.
Lajmin e ka bërë të ditur “TMZ Sports”.
Ish-basketbollisti i NBA-së, i cili aktualisht është lojtar i lirë, po planifikonte të fluturonte nga Dallasi për në Los Angeles të shtunën, kur u ndal nga sigurimi.
Shumpert e pranoi para policisë së ajo që ishte gjetur në çantën e tij ishte një sasi e marihuanës.
Ai më pas u arrestua dhe akuzohet për krim.
32 vjeçari rrezikon burg deri në 2 vjet dhe gjobë prej 10 mijë dollarësh.