Atletët të shqetësuar, ende asnjë vendim për shtyrjen e Lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike në Tokio janë planifikuar të mbahen nga 24 korriku deri më 9 gusht.

Mirëpo, atletët janë të shqetësuar duke thënë se është shumë e rrezikshme të shkosh në Japoni dhe e pamundur të stërvitesh siç duhet.

Shumë ngjarje të tjera sportive, disa të planifikuara shumë përpara fillimit të qershorit, janë anuluar ose shtyrë.

Ndërkohë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se zhvilloi bisedime “konstruktive” me përfaqësuesit e atletëve për krizën e virusit.

Presidenti Thomas Bach këmbënguli që “të gjithë e kuptuan se kemi akoma më shumë se katër muaj për të kaluar” deri në Tokio 2020.

Megjithatë, shumë atletë reaguan në Twitter duke thënë se Lojërat Olimpike duhet të anulohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close