Skuadra e futsallit, Arben Bajrami e ka nisur me fitore sezonin e ri 2022/23 në Ligën e Parë të futbollit të vogël në sallë.

Arben Bajrami mori fitore në derbi ndaj Cikos, duke i mundur rivalët për titull që në xhiron e parë me rezultatin 4:2.
Golat për triumfin e skuadrës nga Çairi i shënuan Berat Ramadani, Agim Ramadani, Kadir Jahja dhe Haris Omerovik.
Lontarët e Arben Bajramit fitoren në derbi ia dedikojnë të ndjerit, ShabanAsanit të njohur si Tabaki, që ishte president dhe themelues i këtij klubi.

