Kampionati i Moto GP-së ka anuluar edhe tre gara tjera për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me koronavirus. Drejtuesit e Moto GP-së kanë njoftuar sot se Çmimet e Mëdha të Gjermanisë, Holandës dhe Finlandës janë anuluar.

Të njejtat ishin të parapara të zhvillohen me 21, 28 qershor dhe 12 korrik. Për momentin, e vetmja datë që ende qëndron në kalendar për fillimin e Botërorit është 9 gushti, në Brno. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Moto GP-së, hipoteza më optimiste për të nisur Botërorin është në mesin e muajit korrik.

