Ali Azemi nga Boxclub Shkëndija “No Limit” futet në boksin profesionist

Përmes një positimi në rrjetet sociale, Boxclub Shkëndija “No Limit” ka njoftuar se pas një kohe të shkurtër sërish do të ketë garues në boksin profesionist. Kërçovari Ali Azemi ka vendosur të bëjë hapin e rëndësishëm për tu futur në boksin profesionist, deri sa ndjehet i përgatitur për suksese të reja. Për Boxclub Shkëndija “No Limit” ky do jetë anëtari i dytë që futet në boksin profesionist, pasi aty me shumë sukses u paraqit tashmë i ndarë me kuqezinjtë, boksieri tetovar, Lulzim Ismaili. 

Në lidhje me vendimin e Ali Azemit për kalim nga boksi amator në atë profesionist, ka folur trajneri i tij Halim Abazi përmes një postimi në rrjetet sociale, që po e sjellim në vazhdim.

“Në jetë kam njohur fytyra të ndryshme, karaktere të lloj-llojshme, mosha me diferencë nga  fëmijë, rini e deri te moshatarët e kurorëzuar me thinja që u shëndrrisin rrugën përmes rrudhave të përvojës, çdo-lloj moshe që vje pas tyre.

Vitet e fundit kam njohur edhe të riun që është i ngjeshur në zemër e shpirtë me përplot gjallëri, bujari, maturi dhe mbi të gjitha besnikëri, vyrtyt të cilin vështirë se e gjen në këtë kohë.

Me një fjalë: 

I rritur në përkundje, për të falur mirësi.

I trimëruar në kohë dhe me maturi.

I edukuar, për të respektuar.

Me legjenda, përpara kohe i burrëruar !

Ali Azemi është duke u shëndërruar në emblem i të rinjëve që duan familjet e tyre, gjuhën e tyre, vendëlindjen e tyre, ardhmërin e ndritur të brezave që vijn pas…

Ndiqeni këtë të ri, duke u bërë edhe krahu i tij, sepse një ditë do t’u ngjeshë me krenari…

Në Tiranë, me 14.05.2022 do të mbahet turneu i boksit profesional, ku në mesin e të cilëve edhe boksieri shqiptar nga Kërçova, Ali Azemi, do të garojë në këtë turne.

Kundërshtari i boksierit kërçovar, Ali Azemi  do ta bëhet publik ditëve në vijim. Ali Azemi deri më tani ka meçe në boksin amatorë, ku ka garuar për klubin tonë Boxclub Shkëndija No Limit . Për Likun kjo do të jetë ndeshja e parë në boksin profesional.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close