FIFA e ka seriozisht, përzierja e politikës sjell pezullim për Pakistanin, Zimbabven dhe Kenian

Në Doha të Katarit është duke u zhvilluar Kongresi i 72-të i shtëpisë së futbollit botëror, FIFA-s. Në rend dite pika numër 4 shënonte: “Pezullim apo përjashtim i asosiacioneve (federatave) anëtare.”

Epilogu? 

Pezullim për Pakistanin, Zimbabven dhe Kenian për përzierje të politikës në punën e federatave respektive. 

Shembull i mirë për vendin dhe rajonin tonë, pasi ajo që ndodhte vitin e shkuar në Maqedoni të Veriut, këtë vit ishte dhe vazhdon të jetë “modë” në Shqipëri e Kosovë.

Politika mori mesazhin, mbetet vetëm të shihet nëse do të mbizotërojë logjika e shëndoshë.

Ndërkohë në këto momente vijon Kongresi i 72-të i FIFA-s me pikat tjera të rendit të ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close