Aksident i frikshëm, makina shpërthen në flakë (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në garën “Daytona500”, ku makina e Ryan Neuman fillimisht humbi kontrollin pasi u godit nga pas, ndërsa u përplas disa herë nga makina të tjera për tu rrotulluar në pistë.

Në fund makina shpërtheu në flakë duke shkaktuar frikë tek të pranishmit, ku në mesin e tyre ishte edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp. Shërbimet mjekësore reaguan menjëherë, duke marrë pilotin për ta dërguar në spital, i cili kishte marrë plagë serioze, por që nuk i rrezikonin jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close