Moto GP, Quartararo fiton në Andaluzi

Piloti francez i Jamahas, Fabio Kuartararo është fitues i garës për Çmimin e Madh të Andaluzisë. Piloti i Jamahas u nis nga pol-pozishën në këtë garë dhe avantazhin e ruajti deri në fund të garës. Në mungesë të kampionit në fuqi, Mark Markez që është i dëmtuar, Kuartararo dominoi pistën, duke lënë kështu pas vetes Maverik Vinales dhe Valentino Rosin. “Doktori” bëri një garë të madhe, duke mbajtur pozitën e dytë për shumicën e kohës në këtë garë, por që në fund u kontestua nga Vinales. Në këtë garë u aksidentuan Xhek Miller i Dukatit dhe Bred Binder, por asnjëri nuk pësoi lëndim trupor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close