Ylli belg, i cili aktivizohet me skuadrën e Shandong Luneng ka arritur të shënojë tri gola, shkruan lajmi.net.

Të tre golat e Marouane Fellaini u shënuan me kokë, për t’i dhënë fitoren 3:2 skuadrës së tij, në ndeshjen kundër Dalian Professional.
Është interesante se Fellaini kishte shënuar vetëm dy gola me kokë gjatë gjithë sezonit 2019.
Tri golat me kokë të shënuara nga Fellaini kështu i kanë siguruar tri pikë skuadrës së Luneng. /Lajmi.net/

