Formula 1, Luis Hamilton triumfon në Hungari

Piloti i skuderisë së Mercedesit, Luis Hamilton ka fituar garën për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1.

Hamiltoni ishte më i mirë në këtë garë, duke përfunduar i pari, ndërsa pas vetes la Maks Verstapeni dhe shoku i tij të skuadrës, Valteri Botas. Për pilotin britanik ky ishte triumf i dytë në sezonin e ri të Formula 1, pasi javën e kaluar mori vendin e parë edhe në garën e zhvilluar në Austri.

Dy garat e radhës në Formula 1, do të zhvillohen në Britaninë e Madhe, me të parën që mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht, ndërsa e dyta nga 7 deri më 9 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close