Skuadra e drejtuar nga Marcelo Biesla, ka regjistruar një sezon mahnitës, duke siguruar rikthimin në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

Kthimi i Leeds United në Premierligë po përbën një lajm të madh sportiv në gjithë botën, me skuadrën që në të kaluarën është shquar për numrin e madh të yjeve që ka pasur e sukseset që ka arritur.
Për të bërë edhe më madhështor suksesin, është përkujdesur një familje nga Leeds, që janë edhe tifozë të kësaj skuadre.
Ata kanë ruajtur një kujtim të bukur nga viti 2004, kur Leeds kishte rënë nga Premierliga.
“Ne do të rikthehemi”, shkruhej në pankartën që kishte ngritur ajo familje, që 16 vite pas, ka bërë diçka të njëjtë, por tani me mesazhin që janë rikthyer në Premierligë./Lajmi.net/


