Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dërguar mesazh paqeje nga Kongresi i 76-të.

Gjatë fjalimit të tij, Infantino kishte thirrur në skenë Presidentin e Federatës Palestineze të Futbollit, dhe Presidentin Federatës Izraelite të Futbollit.
Ai i kërkoi atyre të shtrëngonin duart për të krijuar paqe mes tyre.
Por Presidenti i Federatës Palestineze, Jibril Rajoub refuzoi me vendosmëri të shtrëngonte duart me homologun izraelit dhe u largua nga skena.
Video mes tyre tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

