Skuadra e Hatta-s, ku aktivizohet futbollisti tetovar Shefit Shefiti, ka shënuar fitore të madhe 4:1 ndaj ekipit të Mario Balotelot, Al-Ittifaq në kuadër të xhiros së 26-të të Divizionit të Parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një ndeshje ku Shefiti ishte protagonist absolut, duke dhënë kontribut direkt në dy gola të skuadrës së tij.
Në minutën e 29-të, ai asistoi për Mubarak në golin e dytë të Hatta-s, duke hapur rrugën e fitores.
Ndërsa në minutën e 67-të, Shefiti u bë vetë pjesë e listës së golashënuesve, duke shënuar për 4:1 final.
Një paraqitje e shkëlqyer e futbollistit tetovar, që u konfirmua si një nga më të dalluarit në fushë në një ndeshje me shumë vëmendje, për shkak të pranisë së Mario Balotellit në skuadrën kundërshtare.
Me këtë triumf, Hatta ngjitet në vendin e dytë në renditje, pozicion që siguron ngjitje direkte në Superligën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

