Faqja e njohur “Sofascore” ka publikuar formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

Në këtë 11-she janë të përfshirë tre lojtarë shqiptarë.
Bëhet fjalë për reprezentuesin shqiptar të Maqedonisë, Ezgjan Alioskin dhe dy shqiptarët tjerë Benjamin Kolollin e Kreshnik Hajrizin.
Kololli shënoi gol në ndeshjen e fundit me fanellën e Sionit dhe u vlerësua me notën 8.3.
Kurse Alioski dhe Hajrizi u vlerësuan me notën 7.9.

