Meçi mes legjendës, Majk Tajson dhe ish-youtuberit Xhejk Poll do të zhvillohet sonte pas mesnatës. Siç raportohet në mediat e huaja, dy biletat më të shtrenjta në histori të boksit janë shitur.

Bëhet fjalë për dy bileta që çmimin e kishin nga 2 milionë dollarë secila. Pra vetëm për ta shikuar legjendën Majk Tajson duke boksuar me Xhejk Pollin.
Meçi mes Tajsonit dhe Pollit zhvillohet në “AT Stadium” në Arlington. /Indeksonline/

