Arsenali dhe Mançester Junajtedi në garë për sulmuesin e Bajern Munihut

Arsenal është i vendosur të konkurrojë me Man. Junajtedin për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bajern Munihut Liroj Sane. Lajmin e konfirmoi e përditshmja gjermane “Bild”.

Sipas saj, dy gjigandët e Premier Ligës synojnë të rikthejnë sulmuesi, tashmë 28 vjeç, që dikur është aktivizuar me Man. Siti. Sane i skadon kontrata në fund të sezonit, ndaj do të jetë një lojtar i lirë.

Liroj Sane ka shënuar tre gola në 11 ndeshje në të gjitha garat ku është aktivizuar këtë sezon për skuadrën e Vinsent Kompani. Deri më tani nuk ka asnjë indicje që tregon se ai dhe Bajerni po punojnë për rinovimin e kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close