Sot në palestrën sportive të Sh.F. “Goce Dellçev” në lagjen Lisiçe të Shkupit u mbajt seancë e përbashkët stërvitore me moton “Dita për karate” në të cilën ishin ftuar gjitha klubet anëtare të FKM-së me trajnerët dhe garuesit e tyre nga të gjithë moshat si kadetë, juniorë, U21 dhe seniorë.

Garuesit dhe seleksionuesit mbajtën seancë stërvitore në kata dhe lufta, ku kishin mundësi për shkëmbimin e përvojave me më shumë partnerë nga klube të ndryshme nga e gjithë Maqedonia dhe nën udhëheqjen e seleksionuesve dhe zëvendës seleksionuesve nga katevoritë përkatëse të moshave.
Në kumite:
-Seniorë dhe U21 – Aleksandar Kuzmanovski, Martin Nestorovski dhe Natasha Stefanovska
-Juniorë – Berat Jakupi dhe Stevçe Hristovski
-Kadetë – Dejan Ristevski dhe Mursel Misimi
-U14 – Shefi Reçi dhe Ivica Milevski
-U12 – Durim Paçumu dhe Martin Petrevski
Në kata:
-Seniorë dhe U21 – Stojan Andrievski
-Juniorë – Ivana Avramova
-Kadetë – Nexhbi Dervishi
-U14 – Muarem Imeri
-U12 – Maja Vojdinovska
si dhe në prani të gjithë trajnerëve të tyre të klubeve garuesit përfituan dije të reja nga karateja.
Gjithashtu ngjarja ishte mundësi e shkëlqyeshme për ndërrim të përvojave ndërmjet trajnerëve dhe arbitrave, ku pjesën kryesore të organizimit e kishte Komisioni për Referim pranë Karare Federatës së Maqedonisë.
Në kuadër të ngjarjes “Dita për karate”, trajnerët kishin mbledhje të përbashkët me presidentin e Federatës së Karatesë në Maqedoninë e Veriut, Petar Belistojanovski dhe drejtorin e reprezentacionit, Arlind Huseini në të cilin kryesisht u dëgjuan propozime dhe mendime për ndryshime dhe plotësim të rregullores për punë të seleksionimeve të reprezentacioneve nacionale të FKM-së.
Mbledhja kaloi në atmosferë pune dhe konstruktive, ndërsa për gjitha propozimet e dhëna, presidenti theksoi se të njejtat do të merren parasysh dhe do të futen në propozim tekst dhe nëse të njejtat pranohen nga gjitha klubet, atëherë në fund do të jepen për deklarim para anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Karatesë së Maqedonisë.






