Zaharievski: “Struga synon të vazhdojë të fitojë dhe të gëzojë tifozët”

Nuk din për stop në sezonin e ri Struga Trim&Lum. Të dielën mundet Skopje me shifrat 3:0 për fitore të 7-të në po aq ndeshje në sezonin e ri për djemtë e trajnerit Zaharievski. 21 pikë maksimale për struganët që mbajnë të vetmuar kreun e renditjes dhe në fushë performojnë me aromë kampioni, edhe pse realisht akoma është shumë herët për të folur për tema të tilla të “rënda” për Strugën. Në fakt askush deri tani në taborin e liderit nuk përmend fjalën “titull”. Koncentrimi është ndeshje pas ndeshje dhe me qasje të këtillë deri tani ekipi numëron 7 fitore me rradhë.

Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje shumë të mirë për kushtet tona. Mendoj se dominuam gjatë gjithë ndeshjes dhe se në fund pikët me meritë mbetën në Strugë. Më vjen mirë që mund të japim ende rezultate të tilla dhe mbi të gjitha një lojë të mirë për tifozët tanë, me të cilët shpresoj se do të festojmë edhe shumë ndeshje të tjera së bashku”, është shprehur trajneri i Struga Trim&Lum, Srgjan Zaharievski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close