Sezoni i ri në elitën e volejbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën e Tetovës e pret me ambicie për kreun e tabelës dhe kuqezinjtë janë duke bërë lëvizje konkrete që pretendimet të mbështeten te puna dhe cilësia. Në këtë drejtim, sot KV Shkëndija ka zyrtarizuar angazhimin e dy përforcimeve serioze nga Kosova, Shkëlqim Ismajli dhe Ergon Tara.



Njoftimi i KV Shkëndija:
“Welcome Shkëlqim Ismajli & Ergon Tara
Ju prezantojmë dy përforcimet e reja për kampionatin 2022-2023!
Shkëlqim Ismajli i lindur në vitin 1996, me një karrierë super të begatë.
Ish-lojtari i Has-Vushtrisë, Suharekës, Prishtinës, Dritës e Partizanit, ku së fundmi vjen nga radhët e Melikgazi skuadrës së kampionatit turk. Reprezentatues i kombëtares së Kosovës, si dhe lojtari më i mirë i zgjedhur për vitin 2018!
Ergon Tara, i lindur në vitin 2002, Reprezentatues i Kombëtares së Kosovës U-20/22/23, ish-lojtar i KV Prishtinës dhe Prishtina Vollej ku së fundmi ishte pjesë e UT-së nga Tetova.
Dy kuq e zinjve ju urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese.
Shkëndija, krenari e qytetit!”

