Egzon Belica firmos me Prishtinën

Mbrojtësi strugan Egzon Belica është futbollist i ri i Prishtinës. Pasi u nda me Partizanin e Tiranës me të cilët fitoi edhe titullin kampion, Belica mbeti futbollist i lirë. Marrëveshja me Prishtinën është një vjeçare.

Njoftimi i FC Prishtinës:
“FC Prishtina vazhdon që ta komponojë ekipin me futbollistë cilësor derisa së fundmi e ka transferuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica.

Belica është futbollist me shumë përvojë dhe në katër vitet e fundit me shumë suksese.

Ai ka luajtur te skuadra e madhe shqiptare, Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

31-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën “bardhekaltër”.

Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.

Futbollisti nga Struga shprehet i lumtur për faqen zyrtare të klubit që është bërë pjesë e Prishtinës.

Prononcimi i lojtarit:

“Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme.

“Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë.

“Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close