Zyrtarizohet spektakli “Garana Fight Night”, Zeqiri do të luftoj për titullin International UBO – UBF

Gjatë ditës së sotme, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit profesional nga vendi ynë Avdyl Salihu, ka zyrtarizuar dhe shpallur se me 20 korrik të këtij viti, në fshatin Garanë të Kërçovës, do të organizohet një spektakël me përmasa botërore, e që do të titullohet si “Garana Fight Night”. Kryefjala e këtij spektakli do të jetë boksieri nga ky vendbanim, Mersim Zeqiri (5.0.0), i cili atë mbrëmje pritet të luftoj për dy tituj internacional UBO dhe UBF, me të cilët veç më emështë nënshkruajtur kontrata. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe boksierë tjerë si: Denis Dauti (25.5.0), Victor Cakiqi (8.0.0), Aleksander Kallashi (9.3.0) dhe John Gjini i cili do të udhëtoj nga Amerika .

Pas zyrtarizimit, menaxheri Salihu është shprehur: “Si promotor i eventit, në bashkëpunim me fshatin dhe gjithë dashamirët që kanë shpreh dëshirë për të na ndihmuar, që i falënderoi publikisht, kemi planifikuar të zhvillojmë vetëm 5 ndeshje në boksin profesionist, por të gjitha të jenë të fuqishme si i ka hije një spektakli të tillë, duke i paraqit kështu publikut beteja titanësh në ring dhe ngritje të adrenalinës ne maksimum, ndërkohë që pas secilës luftë do kemi edhe program të pasur muzikor, me te vetmin qëllim që të kemi një mbrëmje të paharruar”, ka thënë Salihu.

Ndryshe, këtë manifestim veç më e kanë mbështetur shumë institucione, kompani, individ dhe bashkëatdhetar nga fshati Garanë, si edhe Komuna e Kërçovës dhe kryetari i saj, Fatmir Dehari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close