Manchester City është rikthyer në stërvitje dhe po përgatitet për finalen e Community Shield kundër Arsenalit, të dielën, në orën 17:00, në “Wembley”. Edhe një herë, Erling Haaland ra në sy.

Sulmuesi norvegjez hyri në qendrën stërvitore, duke mbajtur një shishe të etiketuar “qumësht i papërpunuar”. Haaland është një adhurues i madh i qumështit, diçka që është siguruar që ta bëjë të ditur edhe në rrjetet sociale.

Qumështi, i cili vjen nga një fermë lokale në Mançester, luan një rol të rëndësishëm në dietën e tij, e cila përfshin të brendshmet e kafshëve, mëlçitë dhe zemrat, të pasura me vitamina, hekur dhe magnez.
Në fund të fundit, nuk janë të pakta herët që ai publikon në Instagram disa nga vaktet e tij, duke shkaktuar reagimet e miliona ndjekësve të tij.

