Lionel Messi po bën një shfaqje në SHBA, me tifozë amerikanë, më të furishmit kërkojnë me çdo kusht një biletë për të parë nga afër yllin argjentinas.

Inter Miami do të përballet me Dallasin të dielën (6/8) jashtë shtëpisë në “16” të Kupës së Ligës, me biletat të shitura.
Kjo është ndeshja e parë jashtë fushe e Leo Messit, me turmën e etur, ku biletat u shitën në kohë rekord, vetëm për 10 minuta.
Siç pritej, çmimet gjithashtu u rritën, me tifozët që paguanin deri në 8.000 euro për të parë ndeshjen, sipas “Athletic”.

