Futbollisti nga Bregu u Fildisht, Frank Kesi po largohet nga La Liga dhe tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Al-Ahli nga Arabia Saudite. Gazetari italian, Fabrizio Romano rarporton se 26-vjeçari ka arritur akordin me klubin arab dhe do të largohet nga Barcelona. Kesi ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026, por dëshiron një aventurë të re në Shtete Arabe. Shifra që pritet të paguaj Al Ahli për Kessie është rreth 15 milionë euro. Kujtojmë që skuadra arabe deri tani ka transferuar futbollistët si Mahrez, Firminjo, Mendi, ndërsa pjesë e këtij ekipi është edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.


