Volejboll / Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës marrin triumfe

Në Ligën e pare të volejbollit në kategorinë meshkujve mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje të raundit të dytë për ekipet që garojnë në play off  dhe play out. Derbi mes dy skuadrave tetovare Universiteti Tetovës dhe Liria e Zherovjanit ka  përfunduar me fitoren e Universitetit të Tetovë 3-1. Me  këtë fitore  ekipi  i Universitetit mban shpresat për kualifikim në mesin e katër ekipeve që do të luftojnë titullin kampion, ndërsa ekipi Liria pas rezultateve të mira në pjesën e parë të kampionatit, në sezonin e ri  nuk po shkon si duhet.

Rabotniçki  pas  fitores ne javën e kaluar kundër ekipit Liria në Tetovë, me fitore 3-0 kthehet edhe nga Probishtipi, ndërsa  ndeshja e tretë Strumica – UGD Shtipi luhet më 19 shkurt.

Në grupin e  ekipeve të play out Shkëndija e Tetovës ka shënuar edhe një fitore të thellë, kësaj radhe kundër Borecit të Velesit 3-0 në sete 25:16, 25:14 dhe 25:21. Më vlefshme se fitorja është loja e mirë e shpresave  të këtij  klubi. Në dy ndeshjet tjera Makedonija Xhio mundi Janta Volej 3-2, ndërsa Vardari në cilësinë e mysafirit mundi Sushevën 3-2 

Rezultatet  e  raundit të dytë

Universiteti Tetovës – Liria  3-1

Vesna Probishtip – Rabotniçki 0-3 

Shkëndija–  Borec 3 – 0

Makedonija Xhio-Janta Volej 3-2

Susheva – Vardari 2-3 

Strumica – UGD Shtipi luhet më 19 shkurt

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close