
Ndeshja e NBA-së e zhvilluar në mes të Hjuston Rokets-it dhe Majami Hit-it ka patur një fund dramatik. Disa basketbollistë janë përfshirë në konflikt fizik në fundin e ndeshjes.
https://x.com/kidravi/status/1873559878998102230
Amen Tompson përplaset me Tajler Heron në një nga aksionet e fundit të ndeshjes, për të eskaluar situata. Gjyqtari i përjashtoi nga ndeshja ata bashkë me trajnerin e Hjustonit, Ime Udoka dhe ndihmësin e tij Ben Salivan./Indeksonline/