Klauzola interesante në marrëveshje, mundësoi Milanin lehtësisht të shkarkojë Fonseka-n

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja e Paulo Fonsekas me Milanin përfshinte një klauzolë që i lejon klubit të ndërpresë kontratën në qershor 2025, nëse trajneri shkarkohej në gjashtë muajt e parë të mandatit të tij. Milani nuk do të ketë nevojë të paguajë trajnerin e tyre në largim, Fonseka, deri në fund të kontratës së tij në 2027, pasi një klauzolë në marrëveshjen me portugezin i lejon klubit të ndërpresë kontratën në fund të sezonit.

Verën e kaluar, Fonseka nënshkroi një kontratë dyvjeçare me opsion deri në vitin 2027. Megjithatë, siç raportohet nga “Sky Sport”, marrëveshja përfshinte një klauzolë që lejonte klubin të paguante trajnerin vetëm deri në fund të sezonit aktual nëse ai shkarkohej brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij.

Fonseka konfirmoi se Milani e kishte shkarkuar atë mbrëmë pas barazimit 1-1 kundër Romës. Milani do të emërojë Sehio Konseisaon si trajner të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close