Verstappen tjetër “pole position”, Sainz i dyti dy javë pas operacionit, zhgënjen Mercedes

Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e sotëm “pole position” në Melburn, i vlefshëm
për garën e Cmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Piloti holandez i Red Bull ndali
kronometrin në kohën 1’15”915, duke qenë më i shpejti në pistë.


Ai do të ndajë vijën e parë të nisjes me spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz. I rikthyer në pistë dy
javë nga operacioni nga apandesiti (mungoi në garën e Arabisë Saudite), spanjolli i “kokëkuqes”
bëri një paraqitje të mirë ditën e sotme.


Në vendin e tretë u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e meksikanit Sergio Perez, ndërsa pas tij
u klasifikuan Lando Norris me McLaren dhe Charles Leclerc me Ferrari. Monogasku nuk arriti të
jetë më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës.

Në “top-10” makinat më të shpejta u klasifikuan edhe George Russell, Yuki Tsunoda, Lance
Stroll e Fernando Alonso. Zhgënjeu Lewis Hamilton me makinën Mercedes, që u rendit i 11-ti,
duke mos hyrë dot në sesionin e tretë të provave zyrtare.


Për Verstappen një tjetër paraqitje pozitive, duke siguruar një tjetër “pole” këtë sezon, ku po
dominon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close