Shtëpia e futbollit europian, UEFA ka dënuar përfaqësuesen e Serbisë për thirrjet raciste të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Malit të Zi. Serbia arriti fitore 0-2 në Podgoricë, por tifozët vazhduan me avazin e vjetër duke kënduar këngë për Kosovën. Për këtë rast, UEFA ka dënuar Federatën e Serbisë me 50 mijë euro dhe ndeshjen e radhës në shtëpi do ta luajnë pa praninë e tifozëve, ku do të përballet me përfaqësuesen e Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. Përveç Serbisë, UEFA ka dënuar edhe Malin e Zi me 20 mijë euro gjobë dhe do të luaj pa tifoz në ndeshjen ndaj Bullgarisë.


