Shkëndija sot në Tetovë do të pret kampionët e rinjë të vendit, Struga Trim Lum. Kur matematikat për titullin u mbyllën në xhiron e fundit, të dyja skuadrat do të luajnë pa ndonjë presion. Për këtë sfidë ndaj struganëve, tekniku tetovar, Qatip Osmani nuk do të ketë ne dispozicion tre futbollist si Ferhan Hasani, Egzon Bejtullain dhe Bashkim Velija. Nga faqja e klubit kuqezi kanë njoftuar se këta futbollist nuk do të mund të jenë në kombinim për lojë për shkak të lëndimeve.

Ndeshja Shkëndija – Struga Trim Lum luhet sot në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 17:00.

