Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov është ndeshja që do të luhet sot në Çair në kuadër të xhiros së 32-të të kampionatit elitar. Për këtë ndeshje trajneri i Shkupit, Xhihat Arsllan do të ketë vetëm një mungesë, pasi vazhdon të jetë jasht ekipit shkaku i dëmtimit, braziliani Queven Da Silva. Nga tabori bardheblu nuk kanë bërë të ditur se kur do të rikthehet braziliani, përderisa për ndeshjen e sotme do të jetë jashtë kombinimit, ndërsa të gjithë futbollistët tjerë janë në dispozicion të trajnerit turk.

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, do të nis nga ora 17:00.

