Artan Iljazi: Edhe në dy ndeshjet e fundit të bëjmë paraqitje të mira

Shkupi sot pasdite do të luajë ndeshjen e fundit në Çair për këtë sezon, kur do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Para kësaj sfide, nga tabori i bardhebluve ka folur portieri, Artan Iljazi.

“Jemi të lumtur që fituam edhe një derbi dhe shumë më të relaksuar dalim në ndeshjen e të mërkurës. Mendoj se tani më kur kampionati ka marrë fund, ne do të mundohemi që edhe në këto dy ndeshje të fundit, të kemi paraqitje sa më të mirë dhe të marrim rezultate pozitive”, është shprehur portieri Iljazi.

Ndeshja Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrovi luhet sot pasdite, duke nisur nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close