Besmir Bojku flet para takimit me Shkëndijën

Pasi edhe zyrtarisht siguruan titullin e kampionit dy xhiro para mbylljes së sezonit të rregullt, skuadra e Strugës sot do të zhvillojë ndeshjen e parafundit kundër Shkëndijës. Nga tabori i kampionëve të rinj, para kësaj sfide, ka folur mesfushori, Besmir Bojku.

“Sigurisht, një rival shumë i fortë, që e kishim konkurrent gjatë gjithë sezonit, bashkë edhe me skuadrën e FC Shkupit. Në Tetovë besoj do luajmë pa ngarkesë psikologjike, pasi që tanimë edhe matematikisht jemi jemi shpallur kampion, por sigurisht që në fushë do futemi për të dhënë maksimumin dhe të dëshojmë se jo rastësisht jemi edhe kampionët e ri në futbollin tonë elitar” – u shpreh Besmir Bojku.

Titulli me Struga Trim Lum më i ëmbël….

“Sigurisht se ky titull i fituar me Struga Trim Lum, është titulli më i ëmbël në karrierë, pasi që ëshë me ekipin e vendlindjes, edhe për vetë faktin se shumë pak njerëz kanë besuar tek ne në fillim të sezonit, se ne do jemi kampionët e rinj, andaj jemi duke e shijuar në maksimum” – u shpreh Bojku, për të cilin ishte ky titulli i tretë kampion, pas atyre me Shkëndijën në edicionet 2017/2018 dhe 2018/2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close