Struga fiton Shkëndijën me dy golat e Shabanit, triumfon edhe Shkupi në Çair 

Kampionët e rinj, Struga Trim Lum ka triumfuar në Tetovë përballë Shkëndijës me rezultatin 2:1. Dy golat e triumfit në derbin shqiptar, i realizoi Bunjamin Shabani, duke shënuar në minutat 79-të dhe 84-t, ndërsa për kuqezinjtë rrjetën e gjeti Shala. Në Çair, Shkupi mundi bindshëm Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 3:0. Dy herë Adetunxhi dhe njëherë tjetër Ali, gjetën golat për bardheblutë. Skopje u mund nga Tikveshi me shifra 4:0, Akademia Pandevi barazoi 1:1 me Bregallnicën, ndërsa Sileksi mundi Rabotniçkin me shifra 2:1. Xhiroja e 33-të dhe e fundit për këtë sezon në elitë, luhet në fundjavë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close