Shtëpia e Futbollit Europian, UEFA ka shqiptuar dënim në vlerë prej 14.500 euro për Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo gjobë vjen për ndeshjen Maqedoni – Bullgari të zhvilluar në Shkup në kuadër të Ligës së Kombeve.
UEFA konfirmoi dënimin në vlerë prej 10.000 euro për fishkëllimin e himnit të Bullgarisë dhe shtesë prej 4.500 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

