Pas 82 viteve nga themelimi, skuadra e Haken ka fituar titullin e parë në Superligën e futbollit në Suedi. Haken siguruan titullin e parë në histori të tyre pas fitores 4:0 ndaj Goteborgut. Kampionët e ri të Suedisë, kanë regjistruar vetëm dy humbje në këtë sezon edhe atë nga Djurgarden dhe Goteborgut. Aleksander Jeremejef është golashënuesi më i mirë aktual me 22 gola në 26 ndeshje të luajtura. Një shifër shumë e lartë për standardet suedeze, duke qenë se lojtarët rrallë i kalojnë 20 gola në këtë kampionat. Haken gjatë historisë së tij ka fituar edhe katër herë Kupën e Suedisë, por asnjëherë më parë titullin e kampionit.


