Milani mposhtet nga Torino

Torinezët kanë shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Milanit.

Torino triumfoj 2:1 ndaj “Rossonerëve”, në kuadër të javës së 12-të në Serie A.
Djidji kaloi vendasit në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes, kurse dy minuta më vonë rezultati u dyfishua nga Miranchuk.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 67-të nëpërmjet Messias.
Me këtë fitore, Torino tani shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e nëntë, kurse Milan mbetet i treti me 26 pikë, gjashtë më pak se lideri Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close