Tjetër spektakël, Konor MekGregor sfidon njeriun që mposhti Majk Tajsonin

Luftëtari i UFC-së, Konor MekGregor do të rikthehet në ringun e boksit pas 8 vjetësh. Irlandezi, flitej se do të përballej me ish-kampionin në WWE, Logan Paul në Indi.

Por tashmë kundërshari i tij u ndryshua, pasi që Logan Poll pritet të rikthehet në WWE ngase tashmë do të fillojë transmetimet e tyre në “Netflix”. Irlandezi, tashmë do të përballet kundër vëllait të Logan Poll, Xhejk Poll.

Ky i fundit ka bërë bujë pasi që ka mposhtur legjendën amerikane të boksit, Majk Tajson, muajin e kaluar. Ndërsa MekGregor, ndeshjen e tij të vetme në boks e zhvilloi ndaj legjendës, Floyd Mayweather në të cilën e humbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close