Tjetër akt tragjik! Irani vret një të ri tifoz, që festoi humbjen ndaj Shteteve të Bashkuara

Një i ri vdiq në duart e forcave iraniane të sigurisë, pasi doli për të festuar humbjen e ekipit të tij kundër Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës në Katar, njoftoi të enjten OJQ-ja Iran Human Rights (IHRNGO) me qendër në Oslo.

“Emri i tij ishte Mehran Samak, ai u qëllua në kokë nga forcat shtetërore teksa doli në Bandar Anzali për të festuar humbjen e Kupës së Botës, si shumë të tjerë në mbarë vendin. Ai ishte vetëm 27 vjeç”,- thuhet në faqen zyrtare të IHRNGO në Twitter.

Sipas asaj organizate, autoritetet mjeko-ligjore kanë refuzuar t’ia dorëzojnë trupin e të riut familjes “pavarësisht se një turmë njerëzish është mbledhur jashtë ndërtesës për t’i dhënë atij mbështetjen e tyre”.

Skuadra iraniane humbi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (0-1) në ditën e fundit të ndeshjeve në grupit të tyre, humbje kjo që nënkuptonte eliminimin e tyre nga turneu. Sipas të dhënave të fundit të kësaj OJQ-je, forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 448 persona, 60 fëmijë dhe 29 gra, në revoltat që kanë ndodhur në atë vend në dy muajt e fundit.

Numërimi i përkohshëm përfshin vetëm rastet e verifikuara nga IHRNGO, përmes provave dokumentare si certifikatat e vdekjes, ose dëshmitë nga personeli mjekësor, ose konfirmimi nga dy burime të pavarura. Protestat shpërthyen në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini, e cila vdiq në shtator, pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së vendit.

I lindur në 2005 dhe i regjistruar në Norvegji që nga viti 2009, Irani Human Rights (IHRNGO) pretendon se përbëhet nga njerëz nga brenda dhe jashtë Iranit dhe ka anëtarë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Japoni dhe disa vende evropiane. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close