Tifozët e Fenerbahces këndojnë emrin e Putinit në ndeshjen ndaj Dinamo Kievit (VIDEO)

Tifozët e skuadrës së Fenerbahces e kanë humbur toruan, sikurse ekipi i tyre ndeshjen ndaj Dinamo Kiyv.

Ultrasit turq, të tërbuar nga humbja, fillojnë të bëjnë gjeste josportive, duke e thirrur emrin e Vladimir Putinit gjatë përballjes me skuadrën ukrainase.

Përkundër kësaj, ngushëllimi meskin i humbësit nuk erdhi, pasi Dinamo Kiyv i çoi kokulur në shtëpi.

Si shkas i këtij gjesti josportiv e jonjerëzor, trajneri i skuadrës ukrainase, Mircea Lucescu nuk doli fare në konferencë për media pas ndeshjes.

E gjitha kjo si shkas i një pritje të turpshme të rezervuar për skuadrën e tij.

Tifozët vendas, nëse jo të turpëruar, dalin nga stadiumi të mposhtur, për t’i shikuar ndeshjet e ardhshme të Conference League nga televizori.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close