Muharem Bajrami: CSKA është favorit, por ne jemi gati për një betejë të madhe!

Nesër nga ora 19:00 në Sofje do të luhet ndeshja e dytë e xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Konferencës ndërmjet CSKA Sofjes dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Ndeshja e parë në Shkup përfundoi me barazim pa gola, ndërsa para ndeshjes së nesërme në Sofje, ka folur trajneri Muharem Bajrami.

“Edhe këtu temperaturat nuk janë në favorin tonë, por çfarë të bëjmë. Në ndeshjen e parë, ekipi im luajti përfekt, nesër është një ndeshje e re. Por, mendoj se CSKA është një favorit i madh, ndërsa ne do të bëjmë maksimumin për të arritur një rezultat që na konvenon. Unë besoj në ekipin tim, në lojtarët e mi se ata do të japin më të mirën. Është e qartë se na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, por jemi gati për një betejë të madhe”, tha Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close