Bruno Dita: Me mbështetjen e tifozëve të arrijmë turin e tretë

Shkëndijën e presin edhe 90-të minuta ku dër Valmeirës së Letonisë për të marrë kualifikimin për në raundin e radhës eliminatorë të Ligës së Konferencës. 

Para kësaj sfide, nga tabori i kuqezinjëve ka folur mesfushori Bruno Dita. 

“Ne kemi rezultat pozitiv nga Letonia, por e pamë që ata janë një ekip që krijon shumë raste. Ne ia dolëm t’i neutralizonim në Riga, por do të duhet ta përsërisim këtu. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tifozëve të tyre. Vërtet do të duhet të luajmë sërish në nivelin maksimal, pa u mashtruar se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe me mbështetjen e tifozëve të arrijmë në turin e tretë”, tha Bruno Dita.

Ndeshja Shkëndija – Valmeira luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close