Tetova gati për turneun e njohur “Dëshmorët e Kombit” në Drenovec 

Një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe patriotike të verës rikthehet edhe këtë vit në qytetin e Tetovës. Turneu tradicional “Dëshmorët e Kombit”, i cili mbahet në lagjen Drenovec, do të nisë më 28 korrik 2025, duke mbledhur ekipe të shumta dhe sportdashës nga mbarë rajoni.

Ky turne tashmë është shndërruar në një traditë, duke bashkuar sportin me nderimin për të kaluarën historike. Ai organizohet në kujtim të dëshmorëve të kombit, si një homazh për ata që dhanë jetën për lirinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se qëllimi i turneut nuk është vetëm garues, por edhe humanitar: të gjitha mjetet e mbledhura gjatë ngjarjes do të dhurohen për familjet e dëshmorëve, një gjest që dëshmon përkushtimin e komunitetit ndaj vlerave kombëtare dhe sociale.

“Numri i ekipeve është i kufizuar,” njoftojnë organizatorët, duke ftuar të gjithë të interesuarit që të paraqesin ekipet e tyre deri më 27 korrik 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close